Greqi /Rendohet bilanci: Vriten dy shqiptarë, plagoset dhe një grua.

Greqi

Ngjarrja e përgjakshme me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21.30 në sheshin e Nea Zmyrni në Athinë me dy viktima.

Si pasojë e të shtënave, një shqiptar 41 vjeçar ka mbetur i vrarë, ndërsa dy të tjerë, një grua me kombësi greke dhe një shqiptar tjetër, kanë mbetur të plagosur. Më pas 44-vjeçari shqiptar i plagosur ka lënë frymën e fundit në ambulance, për në spital.

Shqiptari 41 vjeç dhe u qëllua në kokë nga autori i atentatit vrasës, i cili u doli papritur përballë klientëve me tiparet e mbuluara me maskë dhe qëlloi 5-6 herë.

Sipas autoriteve te policisë për nga mënyra e vrasjes se dyfishtë, ka të bëjë me pastrim hesapesh.

Deri ne vitin 2010 ishin regjistruar 154 vrasje, ndërsa deri më sot numri ka shkuar në 246.