Burgu i Nafplios arrestoi punonjësin 40-vjeçar, i cili u përpoq të fuste drogën në qendrën e paraburgimit.
Gardiani 40-vjeçar u arrestua në mëngjesitn e ditës se premte, pikërisht teksa do të merrte turnin në burg. Në makinë i janë gjetur 320 gramë hashash, 9 gramë kokainë dhe një celular.
Sipas informacioneve të sigurta të Kathimerini, droga ishte e destinuar për një të dënuar shqiptar, i cili vuan dënimin me shumë vite burg.
Hetimet e mëtejshme për rastin janë duke u zhvilluar nga Shërbimi i Punëve të Brendshme.
Sipas burimeve kompetente në “Kathimerini”, ka dyshime se 40-vjeçari i përket një rrethi më të gjerë zyrtarësh të korruptuar të burgjeve.
Burimi: kathimerini.gr