Greqi /Kaos me një video ku një makinë policie kalon semaforin me shenjën e “kuqe” me sirenë për argëtim

Greqi

Videoja tregon kabinën e një makine policie dhe dëgjohen zëra femrash duke u argëtuar teksa drejtuesi i mjetit kalon me shpejtësi në dritën e kuqe me sirenat e tij ndezur. Në reagimin e menjëhershëm të Policisë së Përgjithshme     9EL.AS ) theksohet se ngjarja po hetohet.

Një bujë është shkaktuar nga një video e postuar në Tik Tok që duket se është marrë nga brenda një patrulle të Policisë Helenike. Në video dëgjohen zëra femrash duke u argëtuar teksa drejtuesi i mjetit kalon me shpejtësi nga drita e kuqe me sirenat e ndezura. Videoja prej tetë sekondash e postuar në Tik Tok, autenticiteti i së cilës është e vështirë të verifikohet, tregon kabinën e një patrulle me shofer një polic dhe pasagjer një polic. Makina e patrullës është markë Peugeot 308 dhe identike me ato që policia greke ka blerë së fundmi.

Makina e patrullës shihet duke lëvizur drejt rrugës Poseidon me drita dhe sirena ndezur. Pak para se të kalojnë në semafor të kuq, nga sediljet e pasme të makinës së patrullës dëgjohen zëra femrash nga ku janë regjistruar të gjitha pamjet në video. Zërat imitojnë sirenën e policisë që po bie në atë moment dhe shpërthejnë në të qeshura kur automjeti shpejton për të kaluar semaforin e kuq.

Edhe pse të gjitha sa më sipër i referohen një patrulle të Policisë Greke, autenticiteti i videos ende po kontrollohet.