Greqi/Përplasje mes të burgosurve shqiptarë dhe pakistanez, tre të plagosur dërgohen ne spital

256

Përplasja midis të burgosurve shqiptarë dhe pakistanezë ka filluar në mesditën e së shtunës në burgun e Hanias, ku gjatë përleshjes në orën e ngrënies pati edhe tre të plagosur, raportojnë mediat vendase në orët e vona të mbrëmjes.

Të plagosurit u transferuan në spitalin e qytetit ku një me plagë në gjoks dhe ne kofsh nga goditje me thikë ku gjendja u konsiderua serioze, ndërsa dy të tjerët kishin lëndime të lehta.