GREQI/ Në Parlament : Aksidentet në punë – Çdo ditë vajtohet një i vdekur, rekordi makabër për vitin 2022

Greqi

 

Sot në Parlamentin Grek janë publikuar shifrat lidhur me aksidentet në punë, ku për 10 muaj të këtij viti është shënuar një rekord makabër.

Paga e vdekjes tenton të bëhet normë në Greqi pasi sipas të dhënave të Federatës së Shoqatave të Ndërmarrjeve Teknike aksidentet industriale kanë shënuar një rekord të trishtë pasi në vitin 2022 kanë humbur jetën 51 punëtorë, kur i gjithë viti 2020 ishte 38 (sipas ELSTAT ishte 41). ELSTAT regjistroi 51 aksidente me fatalitet në punë në vitin 2019.

“Çdo ditë vajtojmë një të vdekur”
“Çdo ditë mbajmë zi për një të vdekur”, tha Konfederat e Përgjithëshme e Sindikatave Greke (GSEE), duke theksuar se pavarësisht se ka dhënë alarmin, “për fat të keq, siç tregon gjithçka, nuk ka veshë dëgjues. Kolegët tanë janë njerëz me emra dhe familje dhe jo vetëm statistika në listën e zezë. Familjet e tyre duan përgjigje dhe llogari, të cilat shpesh nuk jepen dhe nuk bëhen.

“Përgjegjësit në vendin tonë për Shëndetin dhe Sigurinë në punë duhet të mos jenë të verbër. Për sa kohë nuk merren masa, lista makabre dhe e turpshme jo vetëm nuk do të përfundojë, por përkundrazi do të rritet”, nënvizon Konfederata.

Njëkohësisht, GSEE shton se në ditët në vijim do të publikojë listën e aksidenteve dhe aksidenteve më të rënda industriale që kanë ndodhur vetëm vitin e fundit.

6000 punëtorë të vdekur çdo ditë në mbarë botën
Për fat të keq, trendi në rritje i aksidenteve në punë vërehet edhe në disa vende të tjera evropiane, shenjë e përkeqësimit të pozitës së punëtorëve në mbarë botën dhe sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës në mbarë botën, rreth 2.3 milionë njerëz humbasin jetën çdo vit për shkak të një aksident në punë ose sëmundje profesionale. Kjo shifër zbret në 6000 punëtorë që humbasin jetën çdo ditë.