GREQI/ Raperi 35-vjeçar nga burgu : JAM I PFAJSHËM PO BEJ DENIMIN E NJË TJETRI.

109

Raperi 35-vjeçar nga Lushnja  Eduart Dërka, me atë  artistik King Edbi po vuan një dënim prej rreth 16 vitesh, një dënim që sipas familjes së tij dhe nga ai vetë është i padrejtë. Mbi 3.5 vite ndodhet në burg duke pritur gjyqin e shkallës së dytë.

Dikur kishte një karier brilante ne muzikë, ndërsa sot ndodhet ndodhet pas kangjellave të burgut në Koridallo i shtrirë në një krevat me një këmbë të thyer në allçi dhe me mpiksje gjaku në kokë me 1.5 milimetra që përbën një rrezik për jetën e tij.

Për këtë ai ka hapur edhe një numër llogarie qe i nevojitet për operacionin ne kokë

Ai eshte invalid ne graden 94 per qind…

Ai u arrestua në shkollë kur vazhdonte studimet për avokat. Sipas vellait të tij dhe po nga ai vetë vuan një dënim të një njeriu tjetër. Eduarti ka mbi 3,5 vite që ndodhet ne burgun Koridallo, ku në këtë burg në 29 muaj kanë vdekur 13 shqiptar, midis tyre dhe një 35 vjeçar nga qyteti i Beratit me dhimbje nga dhëmballa në ditën e pashkeve të 2019.

Ai kërkon drejtësi të rihapet dosja e tij nga fillimi për shqyrtim si dhe operacioni në kokë të bëhet ne një nga spitalet private. Kërkon ndihmën e Ambasadës sonë për të parë nga afër realitetin.

Nga ana tjetër për hir të vertetës ambasada shqipatare ka kontaktuar me drejtorin e burgut ku këta i kanë konfirmuar se jeta e shqiptarit nuk përbën rrezik, po megjithatë mësohet se ambasada sëshpejti do të vizitojë raperin shqiptar.

Theksohet se ne 29 muaj në burgjet e Greqisë kanë gjetur vdekjen 27 shqiptar, ku 13 prej tyre kanë vdekur në burgun e Koridallos, 5 të tjerë kanë vdekur ne rajonet e police , ndërsa 4 në burgun në Trikalla dhe 5 ne burgjet e tjera.

Por me gjithë këto vdekje qendrimi I qeverise shqiptare ka qene si gjithnje indiferente.