GREQI/ Shqiptari hyri në një kafene me vare për të zgjidhur mosmarrëveshjet me menaxherin e dyqanit

Greqi

Ai donte të zgjidhte mosmarrëveshjet me menaxherin e dyqanit – Sulmoi dhe kërcënoi edhe policinë

Shqiptari 39-vjeçar është grindur për një arsye të panjohur me menaxherin e një bar kafeje në Nea Joni të Magnezisë në qytetin Volo. Është larguar dhe është kthyer me një vare një, duke i kërcënuar se do të shkatëronte gjithçka në orët e para. të së enjtes.

Ai u kap nga policët që ishin lajmëruar për këtë ngjarrje! Sipas gazetes Proto Thema, shqiptari  ka zmbrapsur me dhunë policët e Volosit ta çonin në komisariat Në fakt ai ka bërë rezistencë të fortë, me pasojë policia e ka çarmatosur dhe ka kryer në arrestimin e tij.

Ndaj 39-vjeçarit u ngrit një çështje për shkelje të ligjit për armët, kanosje, mosbindje dhe dhunë ndaj punonjësve dhe u referua në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Volos, i cili e ndoqi penalisht dhe dha urdhër verbal për ta liruar.