Greqi/ Tre të vdekur sot shkon në 9 numri i viktimave

Greqi

Numri i të prekurve nga Koronavirusi në Greqi ka shkuar në 495, teksa për 85 prej tyre nuk dihet se si e kanë marrë infeksionin.

Deri më tani janë kryer mbi 7000 teste. 90 pacientë po trajtohen në Spital, ku 20 janë në gjendje serioze.

Numri i të vdekurve për shkak të virusit është 9, ku tre janë vetëm sot. Mosha e viktimave eshte mbi 70 vjeç.

Ndërkohë që bëhet me dije se janë nisur 3 avionë nga Londra me 400 pasagjerë ku të gjithë kanë firmosur për vetëkarantim 14 ditor.