Greqi: Turisti italian gjeti një çantë ne det me një kufomë

Greqi

Një turist gjeti një çantë që përmbante një kufomë në kalbje të avancuar.

Në të njëjtën kohë me tragjedinë e vdekjes së 36-vjeçares në Naxos, një triller po shpaloset në ishullin Koufonissi.

Sipas asaj që raporton uebfaqja Naxostimes, një turist italian i cili ishte në bordin e varkës së tij në jug të Koufonissio, u përball me një pamje rrëqethëse…

Burri gjeti një çantë brenda së cilës ishte një kufomë në kalbje të avancuar. Natyrisht, turisti italian ka kontaktuar menjëherë autoritetet për t’i informuar për gjetjen e frikshme.

Menjëherë është njoftuar Autoriteti Portual i Naxosit, i cili ka shkuar me shpejtësi në zonë. Autoritetet e morën trupin nga deti dhe hapi tjetër është transferimi i tij në qendrën shëndetësore të ishullit. Aty do të kryhen proceset e nevojshme, nekropsi që të bëhet identifikimi i të ndjerit dhe shkaqeve të vdekjes.