Edhe 1,681 kthime të shtetasve të huaj për në vendet e tyre të origjinës janë dëbuar nga Shërbimet Policore Greke për muajin nëntor, ku 1099 ishin shqiptar.
Te dhena sipas njoftimit për shtyp te police greke publikuar në faqen zyrtare te saj me 8/12/2017. Në kurriz të këtyre shtetasve të vendeve të treta, janë vendimet për kthime dhe dëbime lëshuar për hyrje të paligjshme në Greqi. Numri më i madh i të kthyerve është bërë në drejtim të Shqipërisë me 1.099 emigtrantë shqiptar, Pakistani 185, Iraku 76, Gjeorgjia 63, Algjeri 50, Iran 30, Afganistani 24 dhe Turqia 19 persona.
Që nga fillimi i vitit janë kthyer në total në vendet e tyre (17.684) emigrantë, ku 10,705 ishin me kombesi shqiptare
Dëbimet e emigrantëve shqiptarë gjatë muajve si më poshtë:
. janar 717.
. shkurt 503
. mars 867
. prill 1.005
. maj 971
. qershor 1.019.
. korrik 875
. gusht 872.
. shtator 869
. tetor 1.008
. nendor 1.099
Që nga fillimi i vitit Greqia ka kthyer ne Shqiperi 10.705 shqiptar.