Gjykata e Apelit të Selanikut ka vendosur të ekstradojë shqiptarin për vrasjen që bëri 23 vjet më parë në Fier.
Gjykata e Apelit të Selanikut vendosi ekstradimin e një shqiptari 44-vjeçar në Shqipëri, me qëllim që të vuajë një dënim shumë vjeçar burg për një vrasje, për të cilën ai akuzohet se ka kryer më 1997. Ai është arrestuar dhjetorin e kaluar në qendër të Selanikut pas kërkime ndërkombëtare nga autoritetet shqiptare.
44-vjeçari akuzohet për një vrasje të kryer në gusht 1997 në Fier për shkak të mosmarrëveshjeve financiare që kishte me viktimën…
Gjithashtu, në vitin 2003 ai u arrestua për vjedhje të armatosur në një degë banke në Selanik dhe në përpjekjen e tij për të shpëtuar ai qëlloi ndaj një oficeri policie, duke e lënduar atë. Ai u dënua me disa vjet burg për këtë veprim, të cilin edhe e kreu atë.