Një Koncert human që asnjëherë nuk e kishim parë të organizohej në Greqi, përbën një xhest të vertetë human me pjesëmarrjen e këngëtarëve më të mire të vendit. Por ditën e shfaqjes më 1 Prill, autoritetet vendore kanë pezulluar koncertin me motivin se këngëtarët që kanë ardhur nga Shqipëria nuk mund të merrnin pjesë falas në këto koncert human, në një kohë që nga policia nuk ka pasur pengesa, si dhe ku është mësuar se fajtor për këtë ishte ankimi i një gruaje shqiptare në autoritetet vendase të Kretës. Nga organizuesi Pepa u mësua se thirrjes për këtë humanizëm ju përgjigjen shumë këngëtarë, të cilët nga ana e tyre pranuan që vinin pa asnjë shpenzim si, Maya Aliçkaj, Silvia Gunbardhi, Dafi, Ervis Behari, Vladimir Rustemi, Eriola Cuko, Lirim Gjonbiba, Klodian Rama, Klodian Meçka dhe Armend Smahili.
Koncerti në Kretë në ishullin e largët të Greqisë pritej me interesim nga shqiptarët që banojnë atje, pasi këtë radhë ishte ndryshe, sepse këngëtarët dhe nga ana e tyre do të japin këtë shfaqje falas, për t’i ardhur në ndihmë familjes së fëmijës.
Rreth 700- 800 emigrantë shqiptarë janë indinjuar për ndalimin e koncertit, të organizuar nga agjensia e njohur shqiptare e spektaklëve në Greqi, në një kohë që më parë janë shfaqur me dhjetra të tillë në këtë vend.
Deri më sot nuk ka asnjë informacion nga ambasada shqiptare lidhur me këtë ndalim edhe pse ka atashe kulture që mbulon kulturën. Fatkeqësisht ishte një veprim human që zhvillohej për herë të parë por që nuk e pamë…