Greqia në udhëkryq ?

Greqi Kryesore

Alexis-Tsipras

“Vota është më e fortë se plumbi. Me plumb mund të vrasin armikun tuaj. Me votim mund të vrasin të ardhmen e fëmijëve tuaj. ” Abraham Lincoln

Greqia në zgjedhjet e kryeministrit të 18-të të pasluftës

Greqia ndodhet në udhëkryq dhe në një krizë ekonomike dhe politike në zgjedhjen e kryeministrit të 18-të të pas luftës, duke mos marre parasysh juntën ushtarake që drejtoi vendin 1967-1974. Zgjedhjet e parakohëshme të 25 Janarit padyshim do të sjellin të papritura për shtetin helen, si dhe as do të japin një zgjidhje përfundimtare, pasi testimet e shumta sjellin në vend të tretë partinë e “Agimit të Artë” dhe nëse ndodh kjo atëherë vendi përsëri do të kalojë në zgjdhje të tjera.Këto zgjedhje shikohen si një nga më të rëndësishme që nga viti 1974. Një shqetësim tjetër është zgjedhja e Presidentit të vendit që në ditën e parë të parlamentit të ri, në një kohë që ende nuk eshte formuar qeveria. Por një krizë tjetër parashikohet që sipas sondazheve do të ndikojë edhe në krijimin ne qeverisë, pasi fitorja e opozitës Syryza ka mbyllur çdo mundesi për një koalicion me Nea Dhimokratia, që ish në qeverisjen e vendit, po ashtu me Pasokun apo me Agimin e Artë.

Opozita “Syryza” vazhdon të kryesojë me 4-5% ndaj “Nea Dhimokratias” që kjo e fundit e qeveris vendin që nga 20 qershori i 2012 me kryeministër Andonin Samaras. Për zgjedhjet e 25 Janarit kanë paraqitur të pranë Gjykatës së Lartë 21 parti, katër koalicioneve dhe një përzierje të kandidatëve të pavarur. Testimet e fundit nxjerrin në garë 9 parti, ku 6 prej tyre kanë të sigurte mandatin e deputetit. Edhe këtë radhë si radhën e shkuar marrin pjesë të parën herë dy parti të porsa krijuar më 2014 ( Partia “Potami” dhe “Lëvizja Sociale Demokrate” me kryetar ish kryeministrin Jorgo Papandreu. Për të parën herë ndodh që udhëheqja e një partie ( Agimi i Artë) të jetë në burg me akuzën të një organizate kriminnale, por kjo nuk ka penguar që kjo parti të parashikohet të zërë vendin e tretë.

Disa të dhëna mbi Greqinë

Greqia u bë e pavarur në 1830, dhe anëtare e Bashkimit Evropian që nga Janari 1981, ndërsa në eurozonë bën pjesë që nga viti 2001, si dhe në NATO-s që nga viti 1952 dhe është një nga anëtarët themelues i OKB-së në vitin 1945. Është një vend i zhvilluar me të ardhura të larta për frymë dhe shumë të lartë Indeksit të Zhvillimit Njerëzor. Renditur si vendin më të mirë të 21 në cilësinë e jetës në botë për vitin 2010.

 

Zgjedhja e presidentit

Mungesa e tolerancës në zgjedhjen e presidentit të 15-të Stavro Dhima çoi vendin në zgjedhjet e parakohëshme, duke i kushtuar vendit 2.3 milionë euro, para të dhëna për 9-të partitë më kryesore të vendit.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të janarit 2015 erdhën si shkak nga paaftësia për të zgjedhur Presidentin 15-të të Republikës në Parlamentin helen. Kandidati i vetëm, Stavros Dimas, i cili ishte propozuar dhe mbështetur nga Nea Dhimokratia (Demokracinë e Re). PASOK dhe disa deputetëve të pavarur, nuk mundën të siguronin numrin e kërkuar të 180 votave për t’u zgjedhur edhe as në votimin e tretë që u mbajt më 29 dhjetor 2014 dhe sipas Kushtetutës Greqi, parlamenti u shpërbë dhe zgjedhjet u shpallën më 25 janar 2015.

Pasiguria, 18 miliardë euro në një ditë

Pasiguria ka bërë që vetëm në një ditë populli i trembur është drejtuar bankave të vendit duke terhequr 1.8 miliard euro, në një kohë që emigrantët tanë kanë të depozituara rreth 3 miliard euro.Vonesa në pagat për 1.2 miliardë punonjës të sektorëve të ndryshme të vendit shkojnë deri në 15 muaj.

SONDAZHI I FUNDIT

Siriza ditën e hënë Greqia kthen faqen e historisë

Kështu ka theksuar kreu i saj Aleksis Cipra nga mitingu i fundit i mbajtur në qytetin e Patrës.

Greqia ditën e hënë kthehet dhe shkon përpara për një të ardhme plot shpresë dhe optimizëm. Nësedoni një parashikim të sigurt për atë që do të ndodhë në shkurt, ajo nuk do të jetë se Greqia do të falimentoj. Është se në Partia Demokracia e Re, do të jetë në kërkim për një udhëheqës, sepse i vetmi që ka falimentuar do të jetë zoti Samaras dhe bandës ekstremit të djathtë, që na sundoi për kaq shumë vite.

reklama

Programi elektorial

Di të bëj premtime me realitetin ? Di të prekë masen e popullit që nga 4% që ishte më parë do të drejtojë vendin ? Por megjithatë kreu Aleksi Cipras me moshë të re di të prek zemrat e popullit në momente më të veshtira, ekonomike dhe politike. Ai vjen në këto zgjedhje duke u mbështetur në programin e fundit të saj mbajtur kongresin e fundit të saj në Selanik, ku thelbësore janë: rritja e rrogave, ulja e paunësise, pensionet të mos kalojnë kufirin e varferisë, siguria e shtepisë nga rreziku i kredive bankare.Angazhimi në uljen e taksave në të ardhurat e ulëta dhe të ardhura e mesme. Rivendosja e kufirit pa taksa me të ardhurat mujore prej 12,000 € për të gjithë, për fermerët, të punësuarit e profesionet të pavarur,si  dhe pensionistet. Ndalimi me ligj zbritjen për borxhet e subvencioneve evropiane, ndihmë dhe financimin për fermerët. Rivendosja e pagës minimale mujore në sektorin privat në 751 € për të gjithë, pavarësisht nga mosha e tyre. Dhuratë me rastin e Krishtlindjeve, për të gjithë ata që kanë një pension deri 700 €. Gjithashtu një taksë të drejtë për oligarkinë që do të paguajë, me një gërshetim rivendosjen e demokracisë në vend.

Qendrimi politik

Nje shqetesim i madh per te mbetet politika qe do të ndjekë Europa ndaj tij, por edhe ky ndaj saj. Një shqetësim i madh për të mbetet Kancelaria Merkel, e cila në shumë fjalime të saj duket se nuk e simpatizon për qendrimet e tij të majta, në një kohë që problemi kryesor mbetet borxhi i madh i Greqisë ndaj Europës. Në lidhje me Shqipërinë deri më sot nuk ka shprehur asnjë qendrim pasi kushtet e momentit e detyrojnë atë ta ketë me Shqipërinë. Është e njohur se kjo parti nuk ka lidhje me asnjë nga partitë tona të majta në Shqipëri, ashtu siç ka PS me Pasokun. U mësua se një forcë e re politike nga Shqipëria, që është Lëvizja për Drejtësi e Shqiptarëve ( LDSH) ka krijuar lidhjet e para me anën e kreut të saj Astrtit Kosturi. Me këtë Parti kandidon edhe një shtetas shqiptar i ardhur nga emigracioni si dhe një nga Bullgaria, gjithashtu është në mbrojtje për të drejtat e emigrantëve. Siriza vjen në këto zgjedhje me mesazhin se, shpresa po vjen, përball kritikave të shtypit të cilat e cilësojnë atë si një njeri të rezikshëm i fesë ortodokse dhe për mbarë Greqinë. Kjo Parti u krijua para 25 vjetësh në mbështetje të 19 grupimeve të organizmave dhe shoqatave të majta, ndërsa sot ka në gjirin e saj shumë deputete të ish Pasokut apo te të Majtës Demokratike. Është një nga partitë që mbështet integrimin e emigrantëve në vendin sajë, duke kritikuar ashpër qendrimin e qeverisë së Andonit Samaras. Për këtë shumë emigrantë shqiptarë që kanë të drejtëb e votës do votojnë për këtë parti të majtë.

Partitë kryesore që zbresin në votime janë:

Agimi i Artë                             Nikos Mihaloliakos

Demokracia e Re                         Andoni Samaras

Grekët e Pavarur                      Panos Kamenos

Lumi                                        Stavros Theodhoraqis

Lëvizja Demokratët Socialistë  Jorgo Papandreu

Të Gelbërit- Majta Demokratike     Nikos Krisogjelos Fotis Kuveli

Partia Komuniste Greke                  Dhimitris Kutcubas

Pasok-grupi Demokrat                     Evagjelos Venizellos

Siriza                                                     Aleksis Cipras

zgjedhjet ne Greqi