Tetë punonjës të fabrikës së këpucëve në Krujë, dyshohet se janë helmuar nga lëndët e përdorura gjatë procesit të punës.
Sipas burimeve policore, ata janë dërguar në Urgjencën e Krujës me simptomat e vjelljes, marrje mendsh etj.
Gjithashtu bëhet e ditur se problemet u shfaqën në orën 8 kur u paraqitën në punë. 8 të helmuarit janë punonjës të një fabrike këpucësh në Bubq.
Burimet policore kanë shtuar se punonjësit e fabrikës po marrin trajtim mjekësor, ndërsa sipas mjekëve shkak i helmimit dyshohen substancat tretëse ne fabrikë.