Islami: Rama ideatori, organizatori i sjelljes së banditëve në PS,

Aktualitet

islami ne focus news-2Kastriot ISLAMI /  Kam disa vjet që i përsëris, si dhe e përsëris… dhe vetëm pas 3 vjetësh po me shtohen me shpejtësi në progresion gjeometrik mbështetësit…! Disa prej atyre vlerësimeve, qendrimeve që tashmë kam thënë me dhjetra apo qindra herë…thjesht sa për kujtesë dhe nuk jam aspak xheloz që këto teza i marrin edhe të tjere, madje ndjehem akoma më mirë kur i thonë edhe më bukur sesa unë. Rëndësi ka që ato jetojnë dhe përsëriten, përsëriten, shpërndahen edhe nga vetë mbrojtësit e flaktë e të paguar të Ramës, apo edhe “vrasësit” me pagesë që varkojnë në rrjetet sociale duke ofenduar, sepse kjo që bëjnë ata është vetëm përsëritje, shpëndarje edhe mes tyre…!Ja disa nga këto teza:

***

1) Rama ideatori, organizatori, realizuesi dhe përfituesi i sjelljes së banditëve në PS, grupin e PS, administratën publike…

2) Rama, i paaftë, medioker, një menaxher karakterial ka ndërtuar qeverinë klienteliste dhe më të paaftë në këto 100 vjet…

3) Rama thjesht një fasadë e etikete, ka ndërtuar një qeverisje bazuar me mashtrim e gënjeshtra, me platformën e mashtrimit të madh, Rilindjes…

4) Rama personazhi që zotëron pasurinë më të madhe në një llogari off shore ka ndërtuar grupin socialist dhe qeverinë, me kusarë dhe përfitues të paligjshëm të aseteve dhe fondeve publike…

5) Rama konfliktual dhe agresiv, ka ndërtuar qeverisjen bazuar në kercenim, burgosje, përplasje, dhe në parimin “i pari sekti im, pastaj vjen Shqiperia…

6) Rama me prurjet e tij ka vrarë profesorët, ekspertet, profesionistet, dhe ka promovuar kriminlet, të fortët, kusarët, manjatët e sharlatanët e medias…

7) Rama ka vrarë demokracinë e brendshme dhe në përgjithësi demokracinë, ka ndërtuar sektin e tij të rrezikshëm me pinjollët e ish-nomeklatures së lartë, me hajdutët e pasurisë e fondeve publike dhe përverset …

8) Rama ka krijuar sistemin gebelsian në median e shkruar, elektronike dhe së fundmi ka ngritur shtabet e gardistëve të Rilindjes që shajnë, fyejnë, kërcënojnë në rrjetet sociale…