Ivana Trump, gruaja e parë e ish-presidentit Donald vdiq në moshën 73-vjeçare

Bota

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se ish-bashkëshortja e tij, Ivana, ka vdekur në moshën 73-vjeçare.

“Me pikëllim të madh informoj të gjithë ata që e donin, prej të cilëve ka shumë, se Ivana Trump ka ndërruar jetë në shtëpinë e saj në Nju Jork”, tha Donald Trump në një mesazh në platformën e mediave sociale Truth Social.

Nëna jonë ishte një grua e jashtëzakonshme, një forcë biznesi, një atlete e klasit botëror, një bukuri rrezatuese dhe një nënë dhe mike e dashur”, tha familja Trump në një deklaratë.

“Ivana Trump ishte një luftëtare. Ajo i shpëtoi komunizmit dhe e përqafoi këtë vend. Ajo i mësoi fëmijët e saj të jenë të fortë dhe të ashpër, dhembshuri dhe vendosmëri”, shton familja Trump, duke shtuar: “Ajo do t’i mungojë shumë nëna e saj, tre fëmijët dhe dhjetë nipërit e saj”. Në njoftim nuk specifikohet shkaku i vdekjes.

Ivana Trump ishte gruaja e parë e Donald Trump, me të ciliun kishte tre fëmijë: Donald Jr., Ivanka dhe Eric.

Ajo lindi më 20 shkurt 1949 në ish Çekosllovaki dhe  zhvendos në Kanada në vitet 1970 dhe më pas në Shtetet e Bashkuara, ku u martua me Donald Trump në 1977.