Kakavijë: Ndalohen dy egjiptianë 19-vjeçarë që udhëtonin me dokumente të rreme në Shqipëri

Greqi

Ata nuk arritën të kalonin kontrollin e pasaportave dhe u kapën nga policët grekë në pikën e kufirit të Kakavijës, dy egjiptianë 19-vjeçarë me dokumente të rreme. Mbeshtetur në mediat greke të dy të rinjtë u përpoqën të udhëtonin në Shqipëri.

Me kapjen e tyre u paraqit një dosje kundër tyre për posedimin dhe përdorimin e dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit, pranimin e produkteve të krimit dhe kundërvajtjet kundër të huajve. Në veçanti, të pandehurit u përpoqën të largoheshin nga vendi duke përdorur pasaportat, të cilat kishin leje qëndrimi të falsifikuara dhe vula të rreme të hyrjes dhe daljes nga Greqia. Dokumentet e rreme të udhëtimit u konfiskuan dhe të dy të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës, ndërsa hetimi paraprak u krye nga Departamenti i Parë i Gardës Kufitare Delvinaki.