Janë ministra dhe vartës të tyre, kryetar bashkish apo këshilltar të cilët kanë lënë punën dhe kanë braktisur ministritë për të bërë fushatë në emigracion. Rekordin e ka z/ministri i Mrojtjes z Stefan Çipa i cili për javë të tëra ka braktisur punën dhe endet në qytetet e vendit fqinjë në Greqi. Javën e kaluar në Athinë u panë ministra, kryetarë bashkie dhe anëtar të saj, të cilët kishin braktisur punën dhe merrnin pjesë në fushatë me emigrantët socialistë, të cilët thanë ato që duheshin dhe ikën pa i ndigjuar fare emigrantët.
Por duke lënë mënjëanë që këta erdhën dhe nuk ndigjuan emigrantët, më e rëndësishmja është se duhet të ishin në krye të punës, të vepronin ashtu siç veprohet në vendet e tjera dhe jo të humbasin moralin e politikës shqiptare…Tani fjalën e ka Bujar Leskaj…