Policia ka arrestuar një 30-vjeçar, policia pasi lëvizte i armatosur me pistoletë. Sipas burimeve zyrtare nga polica, në pranga ka rënë shtetasi Skerdilajd Selimi.
Për këtë shtetas policia dispononte informacione se lëvizte i armatosur me armë zjarri në afërsi të Rrugës “Halil Bega”, ku pas kontrollit të ushtruar nga policia i është gjetur një armë zjarri e tipit pistoletë.
Materiale proceduriale i kanë kaluar prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.