Mëngjesin e sotëm, një këmbësor është përplasur nga një makinë në Lezhë duke e lënë atë të plagosur.
Policia ka njoftuar se aksidenti është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, në afërsi të fshatit Balldre.
Uniformat blu njoftojnë se i plagosur ka mbetur shtetasi Nikoll Gjoka, 73 vjeç, i cili në momentin e aksidentit ka qenë duke kaluar superstradën.
73-vjeçari është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore