Malaj bën thirrje : Paguajmë rëndë keq qeverisjen. Duhet të ndërgjegjesohemi, nuk duhet të trembeni duhet t’i largojmë këta lider të dështuar.

Opinion

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së, Z. Arben Malaj nëpërmjet rrjetit social bën thirrje popullit shqiptar për një ndergjegjësim për të larguar kreun e bashkisë z.Erion Velian, për keqpërdorim të fondeve publike dhe për një keq qeverisje.

Ja postimi i plotë i tij në Facebook :

Janë shumë të vërteta mbi korrupsionin, arrogancën dhe babezinë do ta ndalin tamane e tej madhe dhe keq qeverisjen e Bashkise Tirane. Frikë nga të vërtetat, Bashkia e Tiranës nuk i kthen përgjigje gazetarëve investigues që kanë për mision të zbulojnë korrupsionin, kapjen e bashkisë, gjyqësorit dhe qeverise.

Sa rëndë e paguajmë keq qeverisjen ne miliarda leke për “Sheshin Skenderbej”, i bërë dhe i sh’përbërë për t’u ribërë më shtrënjtë me taksat e taksapaguesve, ku një pjesë e Tiranës sidomos zona afër Astirit e ka infrastrukturen si në Afrikë. Veliaj punon për fasadën xixëlluese, por jo për Tiranën reale të njerëzve modest të thjeshte dhe pa mbeshtetje.

E njëjta histori me mbikalimin e “Zogut të Zi” dhe projekte të tjera të rendë për nga korrupsioni i tyre duke i rënduar shumë më rënde taksa paguesve.

Duhet të ndërgjegjësohemi, nuk duhet të trëmbeni. Duhet ti largojë këta lider të dështuar.

Largoheni frikën!

Kujtoni thënien inspiruese të presidentit amerikan se :

Kur qytetaret kanë frikë nga qeveria kjo është tirani qeverisëse.

Kur qeveria ka frikë nga qytetarët kjo është demokraci.