Milo ndaj qeverisë: Reformat të ngjallin entuziazëm, jo frikë

Lajme

milo i vogelKreu i PSD-së, Paskal Milo duke folur në mbledhjen e Komitetit Drejtues të kësaj partie ka kritikuar qeverinë Rama për mospërfaqësimin e aleatëve në poste drejtuese. Milo është shprehur kritik ndaj qeverisë për disa prej reformave të ndërmarra, midis tyre ajo për ndarjen e re territoriale të vendit, për të cilën PSD ka pasur rezerva. Ai ka thënë gjithashtu se reformat duhet të ngjallin entuziazëm dhe jo frikë. Sipas Milos, PSD është partia e parë e vogël në koalicionin që fitoi zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2011, por ende sot nuk është përfshirë në qeveri dhe qeverisje nga PS kur parti të tjera të vogla me më pak kontribut ndodhen në poste drejtuese. Ai ka kërkuar që të tregohet më shumë respekt ndaj aleatëve të vjetër, ndërsa ka theksuar se PSD tashmë është më e organizuar dhe më e fortë.milio

Newsbomb.al