MILO ZBULON PRAPASKENAT: JA ÇFARË MË KËRKOI RAMA DHE PSE VENDOSA TË BASHKËPUNOJ ME METËN

Aktualitet Foto e Ditës Kryesore

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’, kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka folur për fushatën zgjedhore si dhe marrëveshjen e bashkëpunimit me LSI. Milo tha se partive të vogla iu imponuan rregullat nga dy partitë e mëdha PS dhe PD, ndërsa partia që ai drejton nuk pranoi kërkesën e PS për t’u shkrirë. Milo tha se bashkëpunimi me LSI është i vlefshëm për PDS pasi garantohen vota.

Fakti kryesor ishte se dy partitë kryesore kërkonin të realizonin një projekt të vitin 2008. Na u imponuan rregullat nga partitë e mëdha, veçanërisht nga PS. Nuk mund të pranonim kërkesën e PS për t’u shkrirë si parti. Nëse ne bëmë marrëveshje me LSI, u detyruam ta bëjmë për të pasur një vlerë bashkëpunuese e cila është e vlefshme për PDS dhe për të mos qenë vetëm formalisht në fushatë. LSI ka numërues dhe na garanton ne paprekshmërinë e votës”- tha Paskal Milo.

Ndërkohë sa i përket fushatës zgjedhore, Paskal Milo u shpreh se kjo fushatë është e çuditshme, pasi nuk ka as bosht dhe as horizont.

“Kjo është një fushatë e çuditshme, pasi nuk ka bosht dhe përmbajte. Flitet për tepsi dhe kusi. Ata e bëjnë ketë qëllimisht pasi nuk kanë çfarë t’u ofrojnë shqiptarëve. Ata e kanë kthyer fushatën në një arenë cirku dhe estrade. Këto janë shenja të alarmit dhe që dëshmojnë se fitorja është larg”- tha Milo.

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, kreu i PDS u shpreh se asnjë parti  nuk do marrë shumicën, por do ketë një qeveri koalicioni pas zgjedhjeve.

“Nuk do ketë parti politike që të marrë shumicën, por do ketë koalicione. Se çfarë formule dhe çfarë koalicionesh, kjo mbetet për t’u parë pas zgjedhjeve. Rëndësi ka që të kemi një palë zgjedhje sa më të mira se kjo i shërben shqiptarëve. E sigurt është se pas zgjedhjeve do kemi një qeveri koalicioni”- tha Milo