Minierat, galeritë e vdekjes

2308

galeria -1Shpetim ZINXHIRIASot në përgjithësi minierat kanë nevojë për një shkundje totale, ku forca e shtetit të detyrojë këdo për të zbatuar ligjin, si dhe pasuria kombëtare të mos trajtohet si mall pa zot, por që minatorët të trajtohen si njerëz dhe t’u sigurohen të gjitha kushtet e nevojshme për punë. Rreziku do të jetë i vazhdueshëm, probleme do të ketë, por çfarë duhet bërë për të shmangur aksidentet. Detyra e shtetit është mbikëqyrja, shteti nuk investon direkt në miniera.Por mbikëqyr, duke kërkuar zbatimin e kushteve të kontratës lidhur edhe me sigurimin e jetës në galeri…

Puna në minierë është një nga 10 profesionet më të vështira në botë. Historikisht industria minierave ka qenë sektori më i vështirë jo vetëm përsa i përket kushteve të rënda higjenike, por përfshi këtu edhe ato të aksidenteve vdekjeprurëse. Puna në minierë është e vështirë jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend të botës. Është punë që ka aksidente, me kushte të vështira ku vërtet minatorë sakrifikojnë për investitorët privatë. Kjo është shtresë që privohet nga shëndeti i tyre pikërisht për këto sakrifica, gjë që ka qenë e pambuluar në asnjë ligj. Fatkeqësisht, në Shqipëri ka një fenomen, që është rrezik potencial edhe për vitet që vijnë. Koncensionerët nuk zbatonin detyrimet e reabilitimit.

Por kjo nuk justifikon gjithçka që ndodh në vendin tone…

Në përgjithësi gjatë dy dekadave të fundit minatorët në Shqipëri punojnë në kushte e vështira teknike, në kushte të vështira e cila në përgjithësi në Shqipëri ka vuajtur nga mungesa e investimeve nga kushdoqoftë, kur dihet që punimet në nëntokë përballen me probleme të mëdha.

Sot, përsa i përket minierave në vendin tone, ato përbëjnë skandalin apo turpin e shtetit shqiptar, në shkeljen e kërkesave të standarteve të sigurisë në galeri. Kompanitë që operojnë në Shqipëri as nuk e njohin çertifikatën e sigurisë (Safety certificate) të lëshuar nga autoritetet kompetente të njohura nga Ministria e Punës, ashtu si dhe galeritë janë të pakta ato që kanë njohur kontrollin lidhur me sigurimin teknik në punë, duke lënë të kuptosh se pak vëmëndje i është kushtuar këtij sektori nga shteti apo kompanitë private.

Lidhur me minierat e vendit tonë më 30 tetor të 2014 u bënë diskutime të shumta edhe në Parlamentin shqiptar jo vetëm nga deputetë, por edhe nga ministra të kabinetit qeveritar si, Veliaj, Cani, Gjiknuri, duke folur gjatë për arritjet në këtë sector,  por duke haruar dhe mos prekur aspak numrin e madh të aksidenteve .

Dihet që koncesionet e dhëna për shfrytëzimin e pasurive tona kombëtare, pasuronin dhe po pasurojnë vetëm klientët e familjarët e ish-qeveritarëve, që linin në mjerim të plotë  minatorët e varfër, të cilët rrezikonin kokën çdo ditë në miniera dhe në fund të ditës nuk siguronin dot asnjë kothere bukë për të mbajtur familjen, por duke pasuruar familjet e këtyre sharlatanëve. Nga ana tjetër vihet re se kontratat koncesionare përbënin një krim ndaj minatorëve, ku nuk respektohej asnjë kusht lidhur me sigurimin e jetës në punë, ku nuk ishte bërë asnjë investim, edhe pse duhej të bënin shumë për të respektuar, së paku, kushtet e sigurisë në punë. Por këta kontrata të firmosura nga duart kriminale u kanë marrë jetën dhjetra minatorëve në të kaluarë, po u merr jetën edhe sot duke i kthyer minierat me fjalën e plotë të gojës “Varreza për minatorët”.  Mbi 30 minatorë kanë lënë frymën e fundit në galeritë e vdekjes këto 30 muajt e fundit, ku dikasteri përkatës bën gjën më të lehtë, emrin e viktimës dhe mjafton me kaq për të.

Miliona tonelata bakri, kromi e shumë minerale, pasuri e popullit që ia ka falur Zoti këtij vendi, fatkeqësisht nga politika të gabuara shkojnë në drejtimin për të pasuruar disa, kurse në anën tjetër këto burime natyrore ndikojnë që qytetet që kanë këto miniera të jetojnë në varfëri ekstreme, edhe pse kjo pasuri fle pikërisht poshtë tyre. Janë këto krime që i janë shkaktuar këtij vendi nga papërgjegjshmëria e politikanëve të korruptuar, që ende vazhdon me indiferentizëm tragjeditë që po i shkaktohen vendit dhe familjeve të varfëra.

Është detyrë e çdo qeverie që të ketë në programin e saj një strategji për t’u ardhur në ndihmë shtresave të veçanta të familjeve viktima, paso kjo nuk përbën një privilegj por një ndihmë humanitare. Çdo qeveri ka shumë e shumë gjëra që mund të bëjë për këtë shtresë të varfër. Për qeverinë apo për ministrin përkatës Gjiknuri, aksidentet në minierë do të vazhdojnë dhe se nuk ndalim dot. E rëndësishme për këtë ministër është që të jepet ndihma e duhur. që të gjithë minierat në Shqipëri të kenë masat për ndërhyrjen e shpejtë. Shpesh herë kemi pasur aksidente tragjike, shpesh edhe për mungesë të industrisë private për t’iu përgjigjur atyre aksidenteve.

Për 2014 u mbyllën 121 galeri mierash

Qeveria aktuale për vitin 2014  me investimet e buxhetit të saj ka mbyllur 121 galeri, ku  brenda mandatit të saj ka si obkektiv të eliminojmë të gjitha grykat e hapura, të cilat janë një burimi i vazhdueshëm aksidentesh. Për shkak të mungesës së kushteve teknike, por edhe për shkak të mungesës së investimeve, qeveria ka hequr mbi 170 leje nga 1700  që janë dhënë në përgjithësi, ku numri i sotëm nuk i kalon 800. Por puna e qeverisë nuk mjafton vetëm me heqjen apo dhënien e lejeve, por kontrollet që kjo duhet të ushtrojë për parandalimin e aksidenteve, se heqja e lejes pas aksidentit nuk i vlen askujt, as familjes së viktimës.

 

Për 2015  janë regjistruar këta viktima:

21/01/2015: Tasim Doda  67 vjeç, drejtues i punimeve  i lindur në Bulqizë dhe banues në Tiranë  (Gazeta Shqip)

14/02/2015: Gjovalin Prenga, 48 vjeç humb jetën në minierën e bakrit në Munellë të rrethit të Pukës. (Zëri i Amerikës)

21/04/2015: Në  minierën e Bulqizës një minator ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur (Ballkan Web)

21/05/2015: Në minierën e Bulqizës humbet jetën Zylfi Alla ( 24 orë)

28/06/2015: Shaban Grica, 45 vjeç humb jetën në minerën e Martaneshit (Channel one.tv)

27 /07/2015: Miniera e Bulqizës bëhet sërish vend tragjedie. Një minator ka humbur jetën




Këtë e pëlqejnë %d blogues: