Focus News / Presidenti rus Vladimir Putin do të takojë në muajin e ardhshëm Rexhep Tajip Erdogan në Kremlin, siç konfirmohet nga zëdhënësi i qeverisë ruse Dimitri Peskov, gjatë njoftimi të gazetarëve.
Televizioni Russia Today njofton se takimi i dy liderëve pritet të mbahet më 9-10 mars, gjatë së cilës Presidenti turk do të marrë pjesë në një këshill të bashkëpunimit në mes Turqisë dhe Rusisë. Deri më tani, nuk janë bërë të njohura detajet e çështjeve që do të jenë në qendër të diskutimeve. Hera e fundit kur Putin ishte takuar me Erdogan ishte në tetor 2016, në Stamboll, për çështjen e tregtisë, si dhe bashkëpunim për çështjen e Sirisë.