Një ndjesë për SHBA

Aktualitet Kryesore

 

abilekaj profilEnton ABILEKAJ  /  Shqipëria ka arsye të shqetësohet nga fitorja e Donald Trump. Në radhë të parë si aspirante për t’iu bashkuar Perëndimit. Tashmë në mes të rrugës, anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtare e BE, pikërisht ditën qe u hap një derë e vogël për t’u afruar më shumë me Perëndimin, fuqia më e madhe u trondit nga fitorja e Trump. Liderët europianë po bëjnë llogaritë pa SHBA, ashtu sic u detyruan t’i bënin pa Anglinë kur BREXIT tronditi botën për herë të parë këtë vit. SHBA janë financuesit kryesorë të NATO-s dhe OKB. Mungesa e financimit do të sillte dobësimin e këtyre institucioneve që si funksion të parë garantojnë sigurinë e Perëndimit.

Tek premtimet ekonomike të Trump buron shqetësimi i dytë i vendeve të tjera perëndimore. Marrëveshjet e tregtisë së lirë mund të anullohen, tregu amerikan mund të mbyllet jo vetëm për Azinë dhe Amerikën e Jugut, por edhe për Kanadanë, Anglinë dhe Bashkimin Europian. Marrëdhëniet e Trump me Putinin, qëndrimi i tij ndaj Lindjes së Mesme, e shumë pika shqetësuese të programit që shpalosi gjatë fushatës Presidenti i zgjedhur i SHBA, shqetësojnë vendet e mëdha dhe të vogla të Perëndimit, tërheqin vëmendjet dhe investimet larg Shqipërisë dhe mund t ‘u hapin rrugë influencave të reja, të fuqive të tjera, që mund të jenë edhe të rrezikshme për Shqiptarët në rajon, që gëzojnë një pozitë të favorshme, dedikuar kryesisht SHBA.

donald-obama

Përvec këtij shqetësimi objektiv, të pashmangshëm edhe për të mëdhenjtë, Shqipëria e vogël, do të gjendet përballë Trump me një shqetësim subjektiv, të krijuar nga vetja, ose më saktë nga kryeministri. Videot dhe citimet e Ramës kundër Trump vërshuan nëpër rrjetet sociale, sapo u deklarua fituesi. Kryesisht opozitarët, kujtuan aventurën e rrezikshme të një njeriu, që u përfshi në një garë pa menduar se përfaqësonte një Shtet. Nuk u ndie keq as kur gazetari i CNN i kujtoi etikën e mosndërhyrjes në procesin elektoral të një vendi tjetër, u turr pa menduar të përfitonte personalisht duke lënë peng vendin e tij. Dhe dukej sikur po i shkonte mire, sondazhet e tregonin humbës “gogolin” e tij, sot do të ishte në New York për të hapur ekspozitën e pikturave dhe,ku i dihej, një foto me Presidenten e re, do garantonte mandatin tjëtër qeverisës 7 muaj para zgjedhjeve.

Në agimin e së martës dështoi zyrtarisht aventura e tij, por u shtua ankthi i të giithëve. Ai që fliste si marionetë e babëzisë së tij për pushtet, kishte të veshur kostumin e kryeministrit të Shqipërisë, askush nuk iu referua si piktor, si publicist apo si intelektual, por si kryeministër i Shqipërisë, që paralajmëronte se do prishte marrëdhëniet me SHBA nëse fitonte Trump. Tani i takon Shqipërisë të sqarojë këtë keqkuptim me aleatin më të madh strategjik, të minimizojë sa të mundet gafën e rëndë të terheqë fyerjet për Presidentin e zgjedhur dhe të tërheqë paralajmërimin për prishjen e marrëdhënieve. Mundësia që kjo të ndodhë është që kryeministri të kërkojë ndjesë publikisht për cfarë ka thënë e ka bërë, që parlamenti të miratojë një rezolutë ku të shprehet vullneti dhe vlerësimi i kundërt me atë të Edi Ramës. Dhe meqë Rama dje, në vend të ndjesës, zgjodhi të justifikonte aventurën e tij fatkeqe, atëherë duhet zgjedhur një kryeministër i ri, i afte ta takoje dhe ta shohe ne sy, i aftë të bëjë atë që i kërkon interesi kombëtar.