Një operacion antidrogë po zhvillohet nga policia greke në kufi me Shqipërinë.
Sipas mediave greke, efektivët e antidrogës kanë zbritur në kufirin greko-shqiptar, pranë fshatit Neokesarea të Janinës.
Mësohet se policia ka sekuestruar deri më tani 80 kg marijuanë dhe ka vënë në pranga 4 trafikantë droge. Operacioni po vazhdon ende dhe në orët në vijim priten më shumë detaje.