Një protestë e tillë do të organizohet këtë të dielë në Athinë, ku organizatorët theksojnë se shqiptarët do të mblidhen para godinës së ambasadës tonë në shtetin helen, për t’i dhënë mesazhin qeverisë së “Krimit” me në krye Edi Ramën, në lidhje me situatën e rënduar jo vetëm në Shqipëri, por edhe sa i përket mosrealizimit të premtimeve të bëra lidhur me shërbimet që duhet të ofrojë shteti shqiptar për qytetarët e tij. Janë emigrantët qe jetojnë në Greqi te Partisë Demokratike qe kane vendosur te protestojne diten e diel.
Lajmin për këtë protestë e bën me dije kryetari i dëgës së Partisë Demokratike në Greqi, Fatmir Gjoci, i cili përmes rrjeteve sociale njofton se protesta do të mbahet në orën 11:00 me oprën lokale, ndërsa tek ne akrepat do të shënojnë orë 10:00.
“Të dashur Bashkëatdhetarë! Ditën e Diel, me datë 10 Mars, ora 11:00, protestë përpara Ambasadës së Shqipërisë në Athinë. Japim mesazhin tonë qeverisë së “KRIMIT” me në krye Edi Ramën, në lidhje me situatën e rënduar në Shqipëri! Ju mirëpresim!”, njofton kreu i PD-së në Greqi, Fatmir Gjoci.
/Koha Jonë