KRISTAQ F. SHABANI – Njeriu i fjalës mund të bëjë atë që nuk mund ta bëjnë “grupime”, pasi fjala e tij ka efekt veprues dhe vetëveprues. (Meqë këto ditë më lëshuan breshëri pyetjesh nga spektri i majtë , i cili ka qenë më shumë i interesuar për zhvillimin e ngjarjeve, po shfaq një mendim të provuar, i rrjedhuar nga një analitikë e paanshme , i cili sjell dhe mendimin profesionist të gazetarisë bashkëkohore. Jam i gatshëm t’u përgjigjem edhe pyetjeve të spektrit të djathtë, por pyetjet e tyre mungojnë).
PANORAMË E PAANSHME . THYERJA E NJË “MITI” NË GJIROKASTËR . DREJT THYERJES SË NJË TABUJE
(Analiza e krahut të majtë e ALEANCËS PËR SHQIPËRINË EVROPIANE)
KUSH ËSHTË I ZOTI, E ZONJA TË MATË TRE PULSE?!
*Përzgjedhja e një femre Kandidate për Kryetare e Bashkisë Gjirokastër po tregon se është gjetje efikase dhe prurje. Një grua e re , pasionante për të ngjitur shkallët në politikë. Një emër, i cili para dy viteve i panjohur, ose i njohur fare pak, sot protagonist për të qenë në krye të pushtetit vendor, në qytetin e magjiktë. E majta, duket shumë më e organizuar, duke pasur prezent deputetët në këtë fushatë elektorale përcaktuese të zhvillimit të së ardhmes… Përzgjedhja kërkon edhe “stolisjen” e saj. Qëllimi ynë në këtë shkrim, këtë here, sikundërse etheksuam që në fillesë , është “KRAHU I MAJTË” … ALEANCA PËR SHQIPËRINË EVROPIANE, kandidatja Rami.
Spektri vizionar dhe për çudi një “shpjegim” semantikor erëmirë
*Asqë mund të mendohej që, në këtë shkallim, Znj. ZAMIRA RAMI, kandidate për Kryetare Bashkie e Gjirokastrës, e së Majtës, të dinte të maste tre “pulse” … Ajo, për hir të së vërtetës, qëndron më lart se stafi i saj, në paraqitjen e një vizioni të ri për Gjirokastrën…; shpalos mendimet, pas një absorbimi (thithje) të mendimit të masës dhe jep shpjegimet e saj të bazuara në një logjikë dinamike.
Kryesia e Bashkisë, që po përfundon afatin, mundohet të përligjë atë çka ka bërë dhe në takimet me elektoratin i demonstron. Ky është pasqyrimi i punës dhe veprimtarisë së saj dhe çdo njeri që të ishte në krye të saj, natyrisht do të publikonte anët pozitive, tendencat, mangësitë dhe lënien e programeve për ardhmërinë… Por populli, elektorati, i njeh mjaft mirë dhe di t’i peshojë në balancën, që përcakton vendimin, të mirat, anët pozitive, por edhe mangësitë. Me një analizë deduksionale Rami i këndvështron me zotësi edhe mangësitë e reflektuara nga ekipi i bashkisë, i cili po ikën, duke reaguar fort, për t’i eliminuar gjatë mandatit të saj, në krye të Bashkisë së re, me hapësirë , tashmë më të madhe dhe më kompetencuar. Rami, tashmë, po e këndvështron qytetin me një optikë të re. Ajo po “filtron” thellë në problemet dhe shqetësimet popullore dhe po i habit edhe ata, ato që ishin të Zotët e Shtëpisë, deri tani. Zonja Rami ka shtuar pëlqesën ndaj saj, pasi ajo i mëshon më shumë programit të saj me një vizion të ri… për objektet dhe synimet e saj për Gjirokastrën, qytet i veçantë, për arkitektonikën , turizmin, objektet madhore e tjerë. Dallon tek ajo një etje për përmirësim, për gjallërim , për të eliminuar mangësitë e të parëve që kaluan në këtë post në kohën e plurimendimit… Realizimi i programit kërkon mbështetje dhe mbështetja e qeverisë ekziston.. Kjo përligjet me fondet që ka akorduar qeveria shqiptare këto dy vitet e fundit…
Për qytetarët e Gjirokastrës pse të mos zbatohet ai mendimi i dy “Portave”, hyrëse dhe dalëse në të dy kahjet, duke ndryshuar terminologjinë… Hyrje me “biletë” ?… Ky duhet të jetë imazhi i së ardhmes…
Znj. Zamirë, i shpjeguar emri i saj, nga konteksti semantikor, ose nga ndërtimi i vetë kompozitë, shpreh “Zë i Mirë”… A bën keq Zëri i Mirë?! Por mund të thellohej edhe me “Zanë e Mirë” , vetë Zana është e mirë dhe plurale , për t’u shërbyer të gjithëve… Edhe kjo diçka e bukur. Ka nevojë Gjirokastra për një zë të mirë?… Ka nevojë Gjirokastra për një “Zanë të Mirë”… Zotëron artin etik dhe atë lakonik, duke përfaqësuar mendimin e femrës gjirokastrite të avancës. Shihen elementë të rinj prezentë në programin e saj, duke treguar se do të ketë një përmirësim të gjendjes nën drejtimin e Ramit, madje prezencë në administratën e Bashkisë të “pjesës së re të kokës”, që është shumë e nevojshme, sjellja e elementëve profesionalë në të gjitha fushat, eliminim i “tutelizmit” , “tutorizmit” dhe “nepotizmit” të “mpakjes”, të ”plakjes” e tjerë. Një kandidate për kryetare ndryshe, e cila ka një botë, të madhe gruaje, nëne, femre gjirokastrite me tendenca pozitive për të ndryshuar fizionominë e saj… Asaj i intereson shumë se çfarë do të bëhet këtej e tutje në Gjirokastër dhe në rrethinat e saj, sipas konceptualitetit të ndarjes së re administrative, se çfarë do të ndryshohet që Gjirokastrës t’i funksionojnë ritmikisht të dy bronket!
Ka shumë për të bërë për zhvillimin ekonomik të Gjirokastrës për kulturën , Artin, Letërsinë, rininë, gjithë strukturën brezive, për shlodhjen kulturore, për traditën, për veprimtarinë e gjithanshme me ide të reja, për eliminimin e”gravurave “ , për krijimin e mjediseve shlodhëse moderne, të cilat krijojnë “shëmtinë” e këtij qyteti, të cilat me një punë të vullnetshme kthehen në proces bukurimi…
Ka arritur Piku
Fushata elektorale në Shqipëri po i afrohet, tashmë, pikut të vet… Kandidatët ligjerojnë në kontaktet me elektoratin dhe shpalosin programet, herë bindëse e herë jo bindëse, herë të plota e herë të thata, herë përfaqësuese e herë trille, herë të përcaktuara e herë “fluturuese”…, herë me shprehësi inteligjente e elokuente, herë me memecëri, herë ngecje e mbetje … Kandidatët dhe kandidatet matin tre pulse : pulsin e tyre, pulsin e kundërshtarit dhe pulsin e elektoratit… Elektorati peshon me balancën e tij të analizës këto programe për të krijuar bindësinë dhe përcaktimin se për kë do të votojë. Shumëkush tashmë e ka përcaktuar se për kë do të votojë, dikush është në mëdyshje “historike” , dikush po mendohet…, po luhatet, por të gjithë do të shkojnë në rrugën e vendosjes përfundimtare, duke përdorur sensin logjik.
Futja në pore të problemeve, një metodë efikase e Ramit që e çon atë drejt suksesimit dhe analiza e tyre me përgjegjësi : një shans i madh që i vendos “kurorën e dafinës”… Një pikë e fortë kyçe është se Rami di të datojë pulsin e kundërshtarit dhe, në këtë kontekst, di ta vlerësojë atë në përballjen e hapur…
Përfundesë:
Zamira Rami po përdor metoda, trajta në reja në hyrjen në shpirt të elektoratit… Dhe pritet efikasiteti i tij në zgjedhjet e pushtetit vendor në Gjirokastër. Ajo kërkon të jetë kudo mbushamendëse… Dhe këndvështrimi i saj është në avancë. Kërkon ta rrokë shansin që po i jepet…
Po krijohet në Gjirokastër dhe në të gjithë shtrirjet, ajo që quhet “Mbushamendje për znj. Zamira Rami “, e cila, me karakterin e fortë të gruas , me botën e saj të pasur shpirtërore, me diapazonin e saj me kontakte reale , me marrjen e majasë nga inteligjenca e gruas gjirokastrite, po demarrshon për të realizuar qëllimin e saj të vetëm: qenia KRYEBASHKIAKE E PARË E BASHKISË SË GJIROKASTRËS, duke thyer “rekordin” e kryebashkiakëve burra që nga fillesa e këtij posti të nderuar vendor. Pra femra gjirokastrite e meriton një përfaqësim të tillë, e cila do të ndryshojë fizionominë politike . I jepet Shansi i madh përfaqësues në këtë kontekst si femër, për të thyer një “mit”, në emër të ASHE…
Dhe 21 qershori , ku sovrani do të vendosë përfundimisht se kujt do t’i buzëqeshë fitorja, po afron… Rami po e pret këtë ditë me një siguri të plotë, brenda vetes së saj, të cilën ne nuk e kemi diktuar ndonjëherë, kaq të sigurt, këtë siguri te kandidatët e mëparshëm…
KRISTAQ F. SHABANI, poet , shkrimtar, studiues , estet
IWA, WPS, AOM ,IBC
PRESIDENT I LNPSHA “PEGASI” ALBANIA
“NJERIU I VITIT 2011” i shpallur nga INSTITUTI BIOGRAFIK AMERIKAN