“Po fundoset”, një nga kryeqytetet më të dendur të botës drejt zhvendosjes

Bota

Qeveria indoneziane thotë se synon të zhvendosë kryeqytetin e saj federal, Xhakarta brenda dy viteve të ardhshme, por do ta mbajë atë si qendër financiare dhe biznesit për vendin.

“Xhakarta Post” citoi ministrin e Planifikimit të Zhvillimit Kombëtar Bambang Brodjonegoro, të ketë thënë se kishte diskutuar me Presidentin për zhvendosjen e Pallatit Presidencial.

Sipas Bambang, i cili kryeson Agjencinë e Planifikimit të Zhvillimit Kombëtar (Bappenas), Jokowi foli për studimin e fizibilitetit dhe diskutoi fondet për zhvendosjen.

“Në 2018 ose 2019, do të ketë aktivitete që lidhen me transferimin e administratës së qeverisë qendrore [në kryeqytetin e ri],” thotë Bambang.

Megjithatë, Bambang nuk përmendi se cili qytet do të bëhet kryeqyteti i ri, por lë të kuptohet se do të vendoset jashtë Java.  Zyrtarët e qeverisë kanë përmendur më parë Palangkaraya, kryeqyteti i Kalimantas Qendrore, dhe Jonggol në Bogor, në Perëndim të Java si kandidatë të mundshëm.

Ai tha se Ministria e Punëve Publike dhe e Banesave Publike do të jetë e ngarkuar me udhëheqjen e përpjekjeve dhe organeve të tjera qeveritare në zbatimin e planit.

“Ne kemi nevojë për tre deri në katër vjet për të përfunduar të gjitha infrastrukturat themelore dhe ndërtesat qeveritare“, tha Bambang.

Ish-ministri i planifikimit të zhvillimit kombëtar dhe analisti i politikës publike Andrinof Chaniago tha se lëvizja e qytetit nuk do të ishte problem, pasi shpenzimet për zhvendosjen për të paktën 10 vite do të ishin rreth 1.6 miliardë dollarë.

Në vitin 2015, Xhakarta kishte trafikun më të keq në botë. Vendi shpenzon 23 miliardë dollarë në vit për infrastrukturën.

Për më tepër, shpimi i vazhdueshëm i puseve të reja në burimin e ujit të freskët do të thotë që qyteti po fundoset me një shkallë alarmante, me disa që parashohin se metropoli ka vetëm dy vite për të mbetur mbi ujë.

/Ora News.tv/