RAMA: TË MBROJMË FËMIJËT NGA NDOTJA E MADHE E MJEDISIT PSIKOLOGJIK

Aktualitet

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se jemi në një presion të madh dhe në një ndotje të madhe të mjedisit psikologjik.

Kur flas për mjedisin psikologjikisht më të sigurt them të drejtën gjithmonë më ngjethet mishi kur mendoj që ndërkohë që unë flas dhe ndërkohë qe ne të gjithë flasim ju të gjithë të tjerët që nuk janë pjesë e asaj zone të vjetër politike shqiptare që është zona e atyre politikanëve që dalin nëpër ekrane dhe rrokanisin kokën e dynjasë jemi në një presion të madh dhe në një ndotje të madhe të mjedisit psikologjik”, tha Rama në takimin e organizuar në shkollën “Kosova” në Tiranë” lidhur me sigurinë në shkolla.

Një ndotje e tmerrshme, theksoi Rama, që e bën njeriun e zakonshëm të dyshojë nëse ajo që shikon dhe jeton përditë është e vërtetë, apo nëse ato që dëgjon me të cilat bombardohet përditë janë të vërteta.

Çfarë dua të them me këtë? Nëse njeriu bie në kurthin e atij presioni të madh të ndotjes që sjell mjedisi politik dhe mediatik në Shqipëri atëherë i bie që çdokush nga këta djem e vajza me uniformë këtu të jetë një prani e dyshuar dhe të jetë një prani për të cilën të gjithë duhet të kenë frikë. Kështu i bie sepse duke i marrë e futur të gjithë në një thes dhe duke i shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore, të ligë dhe mënyrë sipërfaqësore episode momente, personazhe. Personazhe që janë pjesë e pandarë e një shoqërie në të gjithë botën, flas për personazhe negative dhe në këtë rast flas për personazhe nga jeta e brendshme e policisë së shtetit atëherë vetvetiu të krijohet ideja sikur këtu është një histori krejtësisht tjetër nga ajo njeriu jeton përditë”, tha Rama.

Më tej Rama u shpreh se “në këtë kohë duhet të mbrojmë fëmijët nga ekranet e smartpohne dhe telefonave ku hyn llumi i pandalshëm i lloj- lloj imazhesh, informacioneve të paverfikuara, shpifjeve e manipulimeve është një sfidë shumë e madhe, që ka vetëm një mënyrë për t’ju përgjigjur duke u përpjekur që të mësojmë dhe t’i bëjmë gjërat më mirë. Nuk është një fenomen shqiptar, por në Shqipëri ka gjetur aleat në njerëz që kanë prezencë televizive mediatike. Në vend të flasin për problemet e njerëzve, si mund ta bëjnë ata më mirë, përpiqen vetëm t’i helmojnë dhe çorientojnë njerëzit duke iu krijuar idenë e një Shqipërie që është një kënetë e madhe, ku lëvizin kafshët e ujit dhe pyllit”, tha Rama.

Burimi: AGJENSIA TELEGRAFIKE SHQIPTARE