Një derbi i mallkuar, të paktën kështu duket. Supersfida mes Tiranës dhe Partizanit e programuar për tu luajtur të enjten në orën 19 : 00 mund të mos zhvillohet sërish. Nëse 10 ditë më parë ishte terreni i Qemal Stafës i cili e pengoi këtë përballje historike, kësaj here ka lindur një tjetër problem që mund të detyrojë federatën ta shtyjë sërish këtë takim. Të enjten në kryeqytetë do të zhvillohet mitingu i paralajmëruar i partissë demokratike dhe forcat e rendit sigurisht të angazhuara plotësisht në këtë miting, nuk do garantojë për momentin sigurinë në stadium.
Lajmi konfirmohet nga burime pranë federatës shqiptare të futbollit, të cilët aktualisht janë në negociata me policinë për të gjetur një zgjidhje e cila nuk do ta cënonte edhe një herë tjetër këtë event madhor të futbollit shqiptar.
Nëse të dyja palët nuk arrijnë një akord të pranueshëm , atëherë varka e fundit e shpëtimit do të ishte kontraktimi i një policie private, por të gjitha kostot do ti kalonin klubit pritës, në këtë rast Tiranës. Sigurisht që federata por edhe klubet do të bëjën c’të jetë e mundur që kalvari i zhvillimt të kësaj kryendeshjeje të përfundojë të enjten, por në krahun tjetër duhet garantuar në mënyrë absolute siguria në stadium, sidmos kur flasim për të dy tifozeritë që për të thënë të vërtetën, nuk është se kanë shpërndarë dashuri për njëra tjetrën.
Gjithsesi ka akoma ditë në dispozicion, për të arritur në një marrëveshje e cila do ti shkonte përshtat të gjithëve, me shpresën që më në fund ky derb mos të qëndrojë më në stol, por të zbresë me të gjithë shkëlqimin e tij në fushën e lojës.