Rrihet brutalisht gazetarja, pak ditë më parë i’u bashkua PDK-së

Aktualitet

Arbana Xharra është anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe është sulmuar sot rreth orës 1 pas mesnate. Ende pa u bërë një javë në politikë, ajo e ka gjetur vetën të sulmuar sot në një parking në Prishtinë.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur kur Xharra ishte kthyer nga Tirana, ku ishte ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskajt që transmetohet në “Vizion Plus”. Ajo u dërgua në gjendje të rëndë në spital ku ishte tërësisht e mbuluar, ndërkohë motivet e kësaj ngjarje ende mbeten të paqarta.

Pas aderimit të saj në PDK, Xharra ka qenë vazhdimisht cak i militantëve të partisë Vetëvendosje m’u për shkak të aderimit të saj në PDK, të cilët nuk kanë kursyer edhe fyerjet verbale ndaj saj.

Ish kryeredaktorja e gazetës “Zëri” edhe më parë ka qenë e kërcënuar, sidomos prej elementeve të islamit radikal. Megjithatë, motivet për këtë sulm ndaj Xharrës ende mbeten të paqarta derisa policia e Kosovës të dal me ndonjë deklaratë zyrtare për incidentin që ndodhi sot.