Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz është shprehur se efektet e fundit të Shengenit do të ishin katastrofike për kontinentin në fjalë.
“Efektet e dhënies fund të Shengenit, do të ishin katastrofike për Evropën. Më duket se shumë prej atyre që këto ditë bëjnë thirrje për mbylljen e kufijve, nuk duan të shohin efektet katastrofike”, tha ai në një interviste për “Passauer Neue Presse”. Gjithashtu Schulz shprehet se parashikon dëme ekonomike dhe rritje të papunësisë.
![](https://i0.wp.com/fjalajone.com/wp-content/uploads/2016/01/shuls-ne-focus.jpg?fit=670%2C450&ssl=1)