Shkencëtarët: 2016 viti më i ngrohtë në histori

Mjedisi

2016 thatesira me e madhe

Termometri ka treguar deri në 54 gradë Celsius në Kuvajt.

Shkencëtarët japin alarmin për ngrohjen globale: 16 nga 17 vitet më të nxehta kanë ndodhur në shekullin e 21, gjithashtu shkencëtarët vlerësojnë se 2016 do të jetë viti më i ngrohtë në histori. Alarmi për rritjen e ngrohjes së planetit do të paraqitet nga ekspertë të hënën në përgjigje të raportit të paraqitur nga Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) në takimin e tij në klimën globale të kryer në Marok.

Në të njëjtën kohë këtë vit do të jetë viti i tretë me radhë në të cilën regjistrohet rekord për ngrohjen e planetit. Ekspertët theksojnë se këto elementë tregojnë se ndikimi i ndryshimeve klimatike do të vijnë tani më shpejtë dhe më të dhunshme se deri pritej. Në mënyrë të veçantë për vitin 2016 vlerësimi i OBM është se temperatura globale është mbi  1.2 gradë Celsius mbi periudhën para-industriale, një numër që është shumë afër objektivit maksimale të përcaktuar nga marrëveshja klimatike dhjetorin e kaluar në Paris. Në këtë kontekst, për më tepër, këtë vit janë regjistruar deri më tani temperatura në 42.7 gradë Celsius në Afrika e Jugut nga janari kaluar, 44.6 gradë Celsius në Tajlandë në muajin prill, 51 gradë në muajin maj në Indi, si  dhe 54 gradë Celsius në Kuvajt në muajin korrik, nsërsa në Rusi temperaturat e 6 dhe 7 gradë Celsius mbi mesataren rajonale.