Shqetësohet NATO nga deklarata e Ramës, për bashkimin me Kosovën

Aktualitet Kryesore

Organizata e Atlantikut të Veriut në një reagim mbi deklaratat e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se Ballkani Perëndimor rrezikon destabilitetin nëse nuk ka perspektivë të qartë evropiane, thekson se liderët e Ballkanit duhet të angazhohen në dialog.

Në një reagim për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”, NATO thekson se është e shqetësuar rreth përkeqësimit të situatës së fundit në rajon.

“Jemi të shqetësuar rreth situatës kohët e fundit, apelojmë për dialog. Ne inkurajojmë liderët e Ballkanit Perëndimor që të përmbahen ndaj detyrimeve të tyre dhe të vazhdojnë pajtimin përmes dialogut. NATO dhe pjesa tjetër e komunitetit ndërkombëtar kanë rol të ndihmojnë, por zgjidhja përfundimtare e problemeve të rajonit duhet të gjenden në rajon”, thuhet në reagim.

Kryeministri Rama deklaroi se një bashkim i Shqipërisë me Kosovën është një projekt i mundshëm në rast se Bashkimi Europian do t’i zbehë këtyre vendeve shpresën për t’u bërë pjesë e unionit.

Rama: Bashkimi Shqipëri-Kosovë i mundshëm nëse BE na zbeh shpresat

Thaçi: Nëse BE na e mbyll derën, të gjithë shqiptarët do të jetojmë në një hapësirë të vetme

/Ora News.tv/