Shqipëria marrëveshje financiare me Gjermaninë dhe Francën për reformën në sektorin energjetik

Ekonomi

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje financiare lidhur me reformën për sektorin energjetik në vend, që do të sjellë rritje të eficencës së sektorit të energjisë dhe rimodelimit të tregut të brendshëm vendas.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se kjo marrëveshje financiare do të sigurojë akses të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në tregun e e energjisë.

“Kemi vendosur objektiva të reja , një performancë më të mirë financiare të sektorin që ta kthejmë sektorin me një performancë pozitive financiare, akses të barabartë dhe transparencë në për pjesëmarrësit e tregut dhe politika që na sjellin më afër me integrimin në rrjetet europaine”
, tha Balluku.

Ministrja tha se dhe bursa shqiptare regjistron 9 operatorë të regjistruar, dhe se 16 të tjerë janë ende në fazë vlerësimi.

Balluku shtoi se kjo marrëveshje do të ndihmojë edhe në përafrimi me legjislacionin e BE lidhur me burimet e rinovueshëm të energjisë.

“Nënshkruam një marrëveshje financiare që do mbështesë sektorin energjetik. Shqipëria është një vend që prodhon 100 % energji të rinovueshëm, por është në varësi të hidrocentraleve dhe ka nevojë për import të energjisë në periudha të caktuara. Edhe me mbështetjen Gjermanisë dhe Francës kjo reformë ka pësuar një transformim rrënjësor dhe i ka hapur rrugë projekteve inventivë, eficencës së energjisë dhe rimodelimit të tregut të brendshëm vendas.

Ndër objektivat kryesore të kësaj reforme ka qenë ndarja e operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike. ALPEX numëron sot 9 operatorët të regjistruar si anëtarë të bursës, ndërsa 16 operatorë janë në fazën e vlerësimit dhe 4 institucione bankare kanë shprehur interes për t’u anëtarësuar.

Përafrimi me legjislacionin e BE të ligjit lidhur me burimet e rinovueshëm të energjisë. Ky ligj është instrument kryesorë që do të garantojë përmbushjen e objektiva kryesore kombëtarë të energjisë, ekonomik dhe mjedisor të shfrytëzimit të burimeve energjetike në vend”, tha Balluku.