Shqipëria është një vend i sigurtë.
Për qeverinë italiane, të gjithë shqiptarët që do të mundohen të kërkojnë azil nuk do ta marrin këtë të drejtë dhe do të kthehen brenda 4 muajsh në vendin e tyre.
Në dekretin e fundit të miratuar nga qeveria italiane, Shqipëria është në 13 vendeve që tashmë janë shpallur vende të sigurta.
Në këtë listë është edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio është shprehur ekzaktësisht: ‘Është e kotë të vini e të kërkoni azil, sepse në një mënyrë paqësore ne do të ju kthejmë sërish mbrapsh’.
Gjithashtu Italia ka shkurtuar edhe kohën e procedurave për refuzimin e azilit, nga 2 vite në 4 muaj, shkruan SYRI.net.
Vendet e shpallura të sigurta nga qeveria italiane janë:
Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, Bosnja, Ukraina, Algjeria, Maroku, Tunizia, Capo Verde, Gana, Senegali.