Ngjarrja ka ndodhur sot në mbrëmje ku një shqiptarit i kishin ngritur pritë brenda në autobuzin 509 të linjës Leoforo Thiseon-Dionisio në periferi të Athinës. Nga informacionet e para mësohet se shqiptari është plagosur nga sulmi me thikë në duar dhe në këmbë
.Sipas dëshmitarëve okularë, dy – tre të panjohur hynë brenda autobusit, u drejtuan drejt shqiptarit dhe e goditën me thikë dhe më pas u larguan duke zbritur nga autobuzi.
Duket se shqiptarit ata kishin bërë pritë. Vihet re se as shoferi dhe as banorët e tjerë nuk u prekën. Në vendin e sulmit, ka mbritur ambulanca, si dhe forcat e policisë, të cilat po kryejnë një hetim. Për momentin nuk behet i ditur identiteti i shqiptarit