Të shtëna me armë në një kishë, raportohet për 27 të vdekur

Bota Lajme

Një person i armatosur hapi zjarr në një kishë në Teksas gjatë shërbimeve të së dielës. Mediat raportojnë se nga të shtënat raportohet për 27 viktima dhe 30 të plagosur. 

Sulmi ndodhi në Kishën e Parë Baptiste në Sutherland Springs në Wilson County.

Raportohet se personi i aramtosur hyri në kishë në rreth 11:30 sipas kohë lokale dhe filloi të qëllonte me armë zjarri. 

Policia tha se kishte viktima, por nuk dihet ende numri. Ndërsa edhe autori është qëlluar për vdekje nga policia. 

Në vendin e krimit mbërriten helikopterë për të transportuar të plagosurit në spital. Ndërsa agjentët e FBI nisën hetimin për këtë sulm.