Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi Ekuadorin të enjten, njoftoi Instituti i Gjeofizikës, pa viktima, megjithëse pati disa dëme materiale në portin e Guayaquil, pranë epiqendrës.
Tërmeti është “ndjerë në shkallë kombëtare”, tha agjencia.
Ai u regjistrua sot në orën 17:30 me orën lokale ( në orën 12:30 me orën në Shqipëri) dhe epiqendra e tij ndodhej 13 kilometra nga fshati Simon Bolivar, në periferi të Guayaquil, një port i madh dhe kryeqyteti financiar i vendit.
#Guayaquil Earthquake of magnitude 6.1 shakes Guayaquil and is felt in several Ecuadorian citieshttps://t.co/klv26EeStI #earthquake #Ecuador #sismo #WeatherUpdate pic.twitter.com/fFoa3xwREy
— 247TV (@247TV3) July 15, 2022