Tsipras i bën thirje për kthimin e shkencëtarëve të rinj

770

Për herë të parë, investimet në kërkime dhe inovacione në Greqi arrijnë 1% të PBB-së. Qeveria krijon kushtet për shkencëtarët e rinj që të kthehen nga jashtë në vendin e tyre.

Në postin e tij në Twitter, i shoqëruar nga një video, ai deklaron se “qeveria po stimulon kthimin e shkencëtarëve të rinj nga jashtë përmes Fondacionit për Kërkime dhe Inovacione me një fond prej 240 milion euro”.

Është vërejtur se 1.100 poste të reja hulumtuese janë krijuar në Universitete dhe Qendra Kërkimore dhe janë mbështetur ndërmarrjet inovative: Fondi Stimulues i Investimeve, me stimuj për investime, me përjashtim të taksave për shpenzimet e kërkimit.

Gjithashtu është theksuar se 394 milion € janë duke u shpërndarë përmes programit “Hulumtim – krijoj – inovoj” për bashkëpunimin e kompanive inovative me institucionet e arsimit të lartë dhe qendrat kërkimore “.

 

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: