Tsipras : Lamtumirë Komandant!…

1151

letra ngushellimi

Kryeministri grek Aleksi Tsipras është një nga liderët e parë që ka reaguar pas vdekjes së Fidel Kastros, diktarorit të Kubës për 46 vite. Kryeministri grek ka shprehur konsideratën më të lartë për atë që njihej si një “Lider Maximus” në Kubë, ndërsa rrëfen edhe disa pasazhe që Kastro i kishte dedikuar në një letër falenderimi atij pas marrjes së detyrës si Kryeministër i Greqisë.

Postimi i Kryeministrit të Greqisë, Aleksis Cipras…

“Në situatat e politike aktuale të planetit tonë, cdo vendim, më shumë se në cdo kohë, duhet të analizohet dhe aplikohet me kujdes” shkruante në një letër falenderimi që unë pata marrë nga lider historik botëror Fidel Kastro. Ai ka qenë një garantor i dinjitetit dhe pavarësisë së popullit të tij, ndërsa punoi për themelimin e bashkëpunimit rajonal në Amerikën Latine. Kjo gjeneratë na lë pas një trashëgimi të madhe historike, një trashëgimi politike dhe simbolike, ndaj të cilës ne jemi të thirrur ta adresojmë në situata ultra të vështira, për shkak të dështimit të neoliberalizmit, por vizioni i socializmit nuk e ka gjetur ende mënyrë e re për tu shprehur. Prandaj unë e pëlqej Fidelin, për ata që sot po përballen me shkatërrimin që po kërcënon planetin, neve na duhet të analizojmë dhe aplikojmë me kujdes vendimet politike.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: