Brenda pak muajve Turqia sfidon Greqinë në mos njohjen e kufijve detar midis dy vendeve. Është përsëri ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë z.Mevlut Çavusoglu që ka rihapur debatin përsëdyti herë brenda këtij viti, lidhur me mos njohjen e kufirit detar me Greqinë, raporton gazeta e përditëshme greke “PROTOTHEMA”, në një kohë që Greqia nga ana e saj as nuk do ta ndigjojë dhe jo më ta diskutojë. Bëhet fjalë për 25 ishuj në Detin Egjeo që i përkasin Greqisë.
Jo vetëm kaq po Turqia nga ana e saj provokon duke shkelur hapsirën ajrore të Greqisë pothuajse çdo ditë, gjë që rit tensionin politik midis dy vendeve fqninje.
Ky problem mos njohje të kufijve detar, doli në pah gjatë një një interpelance në parlamentin turk, ku kreu i dipllomacisë Çavusoglu tha se, mes Turqisë dhe Greqisë ka një numër të problemesh të ndërlidhura në Egje.
“Mes problemeve është statusi i disa ishujve të Egjeut dhe fakti që nuk ka kufij detare të përcaktuar nga një marrëveshje ndërkombëtare mes Turqisë dhe Greqisë, e cila të jetë në fuqi”, specifikoi Çavusoglu.
Ai theksoi në fjalën e tij gjithashtu, se traktatet ndërkombëtare që shprehen për sovranitetin e ishujve të Egjeut janë Traktati i Lozanës i vitit 1923 dhe Traktatin e Parisit të vitit 1947, duke nënvizuar se këto marrëveshje përmbajnë detaje analitike mbi sovranitetin e ishujve.
Gjithashtu kreu I dipllomacisë Çavusoglu theksoi përpara deputetëve se, që nga viti 1996 Ministria e Jashtme turke ka shprehur pozicionin e saj në lidhje me çështjet në detin me Egje dhe propozimet për zgjidhje.
“Në këtë kontekst, ne kemi njoftuar se nuk do të pranojmë situata de fakto të krijuara nga Greqia, mbi formacione gjeografike që kanë një status të kontestuar. Pikëpamjet tona u janë bërë të ditura në çdo nivel autoritetet greke dhe janë përcjellë në formën e protestës edhe nga Ministria e Jashtme në mënyrë që qëndrimi ynë të regjistrohet edhe në formë të shkruar”, deklaroi ai.
Por shumë shpejt ka reaguar Greqia me anën e ministrit të shtetit Tzanakopoulos, i cili theksoi se; “Qeveria nuk do të lejojë asnjë dyshim në traktatet ndërkombëtare, as kufirin grek, i tha për radiostacionin Realfm, në përgjigje të Ministrit të Jashtëm turk.
Tzanakopoulos: Ne nuk do të lejojmë traktatet dyshimi ndërkombëtare me kufirin grek
Qeveria nuk do të lejojë asnjë dyshim as traktatet ndërkombëtare, as kufirin grek, i tha radiostacionit Realfm, Ministrin e Shtetit dhe zëdhënësi i qeverisë, Dimitris Tzanakopoulos, në përgjigje të Ministrit të Jashtëm turk.