Vrasja e Klodianit nga policia dhe fshehja e së vertetës është 100 herë më e dënueshme se çdo vrasje tjetër.

Aktualitet

E pakta që duhet të bente kreu i saj Veliu është largimi duke dhënë dorëheqjen…

Vrasja e të riut Klodian Rasha me plumb pas shpine, nga dora e policisë së shtetit, dhe fshehja e të vërtetës së ngjarjes ku janë implikuar direkt drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, kërkon drejtësi.

Kjo vrasje e kryer nga dora e një polici është 100 herë më e dënueshme se çdo vrasje pasi kryet nga mekanizmi shtetëror. Por një mijë herë më edënushme është fshehja e së vertetës nga kupola e policisë se shtetit dhe heshtjes së vetë ministrisë.

Është media “KAZAN” e ashtuquajtur nga kryeministri që zbulon te vertetën e shëmtuar të kësaj vrasje makabre pas shpine.

Por…

Deri më sot asnjë fjalë “ndjese” familjes së viktimës, asnjë prononcim nga kjo kupolë që për nga natyra ka mbrojtjen e rendit dhe jetes se popullit dhe jo ate te vrasjes.

 E pakta që duhet të bëjë kreu i saj do të ishte dorëheqja se sa për turp kjo fjalë as që njihet në këtë vend…