Greqi / Flet i dënuari : Po na kalbin me burgime të përjetshme pa asnjë fakt (AUDIO)

Aktualitet

Njerëz pa zë, të braktisur dhe të mbylluar në qelitë pas hekurave, por duan qe tu ndigjohet zëri, pasi po u marrin jetën padrejtësish duke i kalbur në burgime të përjetshme pa asnjë fakt. Aq sa në gjykimet e tyre avokatët nuk respektohen dhe nuk ndigjohen në gjykimet që u behen padrejtësisht shqiptarve të dënuar nga drejtësia greke.

1,650 të dënuar shqiptarë, që pak a shumë kanë punësuar po kaq avokatë që mendohet se janë në mbrojtje të tyre, po fatkeqësisht disa prej atyre zëri nuk u ndigjohet. Një sistem drejtësie ku ligjet peshojnë vetëm nga njera anë, një sistem drejtësie i ndërtuar i tillë që i sjell buxhetit të shtetit grek afersisht 10% të ardhurarve. Burgjet i duhen Greqisë pasi punësojnë gardianë, policë avokate dhe gjyqtarë duke mos lënë mënjëanë edhe prokurorët apo hetuesit.

Për padrejtësitë që u bëhen shqiptarët me atë zërin e tyre të pafuqishëm kërkojnë të njoftojnë  Avokatin e Popullit Grek, por drejtuesit e burgjeve u kanë mbyllur çdo rrugë informimi, duke u thene se nuk ka avokat populli.

Biseda me telefon i rastit të mëposhtëm i një shqiptari të dënuar me burgim të përjetshëm në Patra para 8-të vitesh, tregon se si dënohen shqiptarët, si sillet drejtësia kur ka përball shqiptarët, ku avokati i tij nuk ndigjohet dhe respektohet gjatë gjykimit të tijë. Pasi ka marrë vendimin e shkallës së parë, drejtësia ja shtyhen 18 muaj nga dita e caktuar për marrjen e vendimit te shkallës se dytë. Një herë në dy muaj i dënuari ka të drejtë të bëjë kerkesë për gjykim te shpejtë dhe për lirim me kusht, duke ja refuzuar me justifikimin se është i denuar me burgim te përjetëshëm dhe nuk i duhen këto kërkesa për shkallën e dytë etj.

Unë jam i pafajshëm o njerëz ku ta kërkoj të drejtën time me thoni përveç drejtësisë. Kërkojë avokatin e popullit grek më thonë nuk ka.” Gjykata e Shkallës së Parë me ka dhënë burgim të përjetshëm, ndërsa nuk më nxjerrin në Apel, duke kërkuar që të bëhet drejtësi. Një herë në dy muaj i dënuari kam bërë kerkesë për gjykim te shpejtë dhe për lirim me kusht, por ma kanë refuzuar me justifikimin se jam\ i denuar me burgim te përjetëshëm dhe nuk i duhen këto kërkesa për shkallën e dytë. Le të më tregojnë pafajësinë time”