Koka: Po marrin amnistinë drejtuesit e policisë të përfshirë në kultivim hashashi

139

Gazetari Bledian Koka i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se me sistemin e vettingut në polici, do të shpëtojnë të pa prekur të gjithë ata drejtues policie që lejuan kanabisin.

Koka: Këta persona që i nënshtrohen vettingut japin dorëheqjen nga policia, nuk i nënshtrohen vettingu. Asgjë nuk do të ndodhë edhe me Llallën. Ata drejtues të lartë policie të korruptuar që nuk e lejuan hashashin me vullnetin e tyre por u urdhëruan, kjo ishte rruga ligjore se si ata marrin amnistinë përfundimtare dhe për të gjitha zullumet, atyre nuk ka për t’u hyrë asgjë në këmbë. Ata kanë mundësinë e largimit dhe amnistinë përfundimtare për gjithë zullumin.