Media greke: Filloi ndertimi për Kubin e Artë në Tiranë

Greqi

U degjuan kazmat në Tiranë te Blloku per Kubin e Artë.

“Këmbanat” në Tiranë dëgjuan për një ndërtesë me një sipërfaqe të jashtme prej trekëndëshi alumini të projektuar nga firma e mirënjohur arkitektonike italiane Stefano Boeri Architetti.

Ndërtesa ka përafërsisht formën e një kubi, baza e saj katrore është 30 metra x 30 metra, dy katet më të ulëta do të perdoren si një qendër tregetare, ndërsa pesë katet të tjerat do të jenë zyra. Në katin e fundit- çati, do te jete restorant. Sipërfaqja e jashtme e trekëndëshave të aluminit do të veprojë si një hije e ndërtesës. Dhe do të pasqyrojë dritën e diellit. “Rezultati është një sipërfaqe e ndritshme dhe e ylbertë, një model trekëndëshi alumini që do të luajë me diellin për të krijuar reflektime në tone të ndryshme ngjyrash”, tha Stephan Boeri.