Pesë miliard njerëz do të përdorin internetin nga celularët e tyre

92

Pesë miliardë njerëz do të përdorin internetin nga telefoni i tyre celular deri në 2025, mbi 60% të popullsisë së botës, sipas vlerësimeve të analistëve GSMA në konferencën më të madhe për teknologjitë digjitale në Evropë dhe një nga më të mëdhatë ndërkombëtare, Kongresi Botëror i Celularëve në Barcelonë.

Sot, rreth tre miliardë njerëz po përdorin internetin përmes celularit të tyre. Trendet e rritjes, sipas analistëve, janë për shkak të rënies së çmimeve për pajisjet mobile të zgjuar, depërtimin e shpejtësive të larta të hyrjes dhe, në përgjithësi, rritjes së numrit të abonentëve të telefonisë celulare që deri në vitin 2025 do të kenë arritur në 5.9 miliardë në mbarë botën.