Ambasada mbyll shërbimin, asnjë njoftim emigrantëve ne televizionin shqiptar në Greqi

Aktualitet

Ambasada shqiptare në Athinë dhe konsullata e Selanikut do të mbyllen për shërbimin e pasaportave dhe kartave të identitetit. Njoftimi eshte publikuar ne faqen e saj zyrtare si pasojë e frikës nga nga përhapja e mëtejshme e covid-149.

Njoftimi:

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë, në vijim të masave të shpallura nga autoritetet dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë për përballimin e situatës së rënduar me përhapjen e koronavirusit, komunikon ndërprerjen e të gjitha shërbimeve konsullore, nga data 13 mars deri në datën 3 prill 2020. Në këto kushte, Ambasada do të ofrojë shërbim vetëm për rastet urgjente.

Qytetarët të cilët kanë një takim për pasaportë dhe kartë identiteti gjatë kësaj periudhe kohore, do të njoftohen në adresat e tyre të e-mail për datën e re të takimit, menjëherë pas normalizimit të situatës.

Kontrolloni në vijimësi profilin tonë në Facebook dhe faqen tonë zyrtare për njoftime të mëtejshme.

Ftojmë të gjithë qytetarët shqiptarë me banim në Greqi, që të ndjekin dhe respektojnë me përpikmëri dhe rigorozitet udhëzimet e autoriteteve për mbrojtjen, parandalimin dhe trajtimin e virusit Covid-19.

Dihet qe ketu ka media, korrespodente dhe aq me shume edhe televizioni i vetem shqiptar TRIBUNA, por kjo përfaqesi si antishqiptare me fytyre gestapo ka zgjedhur menyren e saj qe shqiptaret te vizitojne faqen e facebookut te saj, turp per faqen e zezë.

Faleminderit!